23 Korrik 2019

0,01 për qind e përdoruesve të Twitterit përhapin lajme të rreme

New York, 25 janar - Një studim i ri arrin në përfundimin se pjesa dërrmuese e lajmeve të rreme në Tweeter gjatë vitit 2016 u përhap nga një numër tepër i vogël përdoruesish.

Studimi konludon gjithashtu se konservatorët dhe të moshuarit ishin ata që ndanë më shumë informacione të rreme.

Shkencëtarët analizuan më shumë se 16,000 llogari Twitteri në SHBA dhe zbuluan se vetëm 16 prej tyre, ose më pak se 0,01 për qind, ishin përhapësit e rreth 80 për qind të keqinformimit të maskuar si lajm, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën Science.

Rreth 99 për qind e përdoruesve të Twitterit nuk shpërndanë thuajse asnjë informacion të rremë në pjesën më të nxehtë të vitit zgjedhor, tha David Lazer, njëri ndër autorët e studimit, profesor i politikës dhe shkencave kompjuterike në Northeastern University.

Përhapja e informacioneve të rreme, tha ai, ndodh në një cep mjaft të vogël të Twitterit.

Të paktë nuk janë vetëm njerëzit që e përhapin këtë lloj informacioni, por edhe ata që e konsumojnë atë, pavarësisht faktit se ekziston një përpjekje e organizuar për ta futur atë në sistem, tha studiuesi Lazer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)