20 Prill 2024

Zyrtare: Higuain vazhdon kontratën

Madrid, 8 qershor - Real Madridi edhe zyrtarisht ka konfirmuar se sulmuesi Gonzalo Higuain ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2016.

“Ai e fitoi këtë me punë të madhe dhe meritë. Që prej se erdhi te Real Madridi në dhjetor të vitit 2006, Gonzalo Higuain ka shfaqur punë të madhe dhe vigjilencë.

 Trajneri i ri Jose Mourinho llogarit në të dhe duhet t’i shikoni vetëm statistikat e tij dhe të vini në përfundim se një ekip i madh ka nevojë për shërbimet e një golashënuesi të mrekullueshëm.

Si lojtar i Realit, Higuaini ka luajtur 141 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

Argjentinasi do të përfitojë nga kontrata e re 3.5 milionë euro për sezon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)