26 Prill 2024

Zidane trajner i Real Madrid

Madrid, 11 mars - Real Madrid ka zyrtarizuar rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e skuadrës.

Pas formës jo aq të mirë të treguar nga ‘Los Blancos’ nën urdhrat e Julen Lopeteguit e pastaj edhe të Santiago Solarit, skuadra vendosi për ndryshim.

Zgjidhja më e mirë u pa të ishte ai që u largua afër një vit më parë, Zinedine Zidane, të cilin bordi drejtues e ka zyrtarizuar tashmë si trajner, lajm për të cilin ka njoftuar faqja zyrtare e këtij klubi, transmeton lajmi.net.

Zidane ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Madridi deri në vitin 2020, dhe pritet të sjellë ndryshime të mëdha.

Presidenti Florentino Perez dhe trajneri francez do të paraqiten në konferencë për shtyp rreth orës 20:00, në dhomën e shtypit në ‘Santiago Bernabeu’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)