20 Shtator 2020

Zhuri me stadium të ri dhe modern

Zhur, 30 tetor - Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern që i plotëson nevojat e sportistëve zhurianë. Kështu u shpreh Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit.

Ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh.

Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për sportistët e Zhurit me rrethinë.

Ministri me këtë rast i uroi klubin dhe qytetarët e Zhurit me rrethinë.

"Ka qenë ëndërr për sportistët e futbollistët e talentuar për këtë stadium. Është projekt që financohet me një pjesë të madhe nga ministria dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit", ka thënë ministri.

"Zhuri njihet edhe në të kaluarën që ka pasur një klub shumë të suksesshëm. Besoj që sot Zhurit dhe fshatrave përreth po ia krijojmë një mundësi të re", ka thënë mes tjerash ministri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)