17 Janar 2020

Zbulohet topi zyrtar për Kampionatin Europian 2020

Londër, 8 nëntor - Topi zyrtar për Kampionatin Europian 2020 - Uniforia është zbuluar në Londër.

Duke e marrë emrin pas unitetit dhe euforisë që mund të sjellë konkursi i ekipit kombëtar të nivelit të lartë, topi është krijuar për të nxjerrë në pah gjithëpërfshirjen që organizatorët shpresojnë se turneu i 12 kombeve të vitit të ardhshëm mund të frymëzojë.

Topi u zbulua në shoqërinë e disa lojtarëve të Chelsea-t, përfshi portierin Kepa Arrizabalaga.

"Për shoqërinë, për të qenë bashkë, për të luajtur futboll dhe në këtë rast, me njerëz nga vende të ndryshme dhe kombësi të ndryshme. Dhe kjo përfaqëson pak unitetin që ne do të përjetojmë në Euro 2020, në të cilin do të shkojmë për të garuar me vendet e tjera".

Për herë të parë dhe ndoshta të vetme, Kampionati Europian do të luhet në 12 vende, për të festuar 60-vjetorin e garës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2020

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”, për vitin 2019. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare. (Emerald Hotel, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e njëzet vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media gjatë së cilës do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike”. (Zyret kryesore të GIZ Kosova, rr. Anton Çetta, Nr.1, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Skenderajt. (Qendra e Kompetencës në Skenderaj. ora 14:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë”  Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive e arteve pamore - Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:30)