24 Prill 2024

Yjet ftojnë qytetarët të shkelmojnë varfërinë

New York, 15 qershor - Ambasadorët e vullnetit të mirë të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Didier Drogba dhe Zinedine Zidane, lansuan një klip televiziv kundër varfërisë duke i apeluar tërë botës të pranojë sfidën dhe t’i bashkohet ekipit që do ta mundë varfërinë.

“Nuk mund të ketë shikues në luftën kundër varfërisë. Ne të gjithë duhet të kontribuojmë për të përmirësuar jetët e miliona të varfërve në botë”, thotë sulmuesi i Chelseat dhe kapiteni i kombëtares së Bregut të Fildishtë.

“Kupa e Botës bashkon njerëzit në tërë rruzullin për të përkrahur ekipet e tyre kombëtare dhe ne kemi nevojë për të njejtin pasion për të zhdukur varfërinë dhe urinë,” thot Zidane, ish kapiteni i kombëtares franceze. “Viti 2015 që është edhe afati i përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit është vetëm disa vite larg prandaj koha për të bërë ndryshime është tani.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)