23 Prill 2024

Wenger pajtohet, Fabregas shitet 36 milionë

Londër, 14 qershor - Barcelona është gjithnjë e më pranë transferimit të kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.

Sunday Times pohon se Arsenali dhe Barcelona janë pranë arritjes së marrëveshjes për çmimin e transferimit të Fabregas. Zyrtarë të lartë të Barcelonës janë në bisedime me Arsenalin për të negociuar largimin e Cesc nga Emirates.

Megjithatë, marrëveshja pritet të nënshkruhet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale të Barcelonës të shtunën e ardhshme. Wenger mësohet t’i ketë thënë Fabregasit se ai mund të largohet nga Arsenali, nëse Barcelona e ngrit ofertën nga 29 milionë në 36 milionë të funte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)