12 Prill 2021

Wayne Rooney përfundon karrierën e tij si lojtar

Manchester, 26 janar - Asi anglez i futbollit, Wayne Rooney i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar dhe filloi një të re si trajner.

Në një kohë futbollisti më i talentuar anglez Rooney njoftoi se përfundon karrierën e tij si lojtar në moshën 36-vjeçare për t’ju përkushtuar një sfide të re, funksionit të shefit të shtabit teknik në ekipin e ligës së dytë Derby County.

Rooney si një 16-vjeçar në fanellën e Evertonit u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier ligës ndërsa shpejt kaloi në Manchester United dhe u bë lojtari i ri më i shtrenjtë në botën e futbollit (36 milionë dollarë).

Si golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit, Rooney në “Old Trafford” për 13 vite fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, 5 tituj të Premier ligës, FA kupën dhe 4 Kupa të Ligës. Në fanellën e "djajve të kuq" shënoi rekord 253 gola dhe zhvilloi gjithsej 559 ndeshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)