28 Mars 2024

Vjen në shqip romani i famshëm ,,Rojtari i padukshëm"

Prishtinë, 17 maj - Një thriller psikologjik që ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në mbarë botën, duke u bërë bestselleri Nr. 1 për shumë muaj me radhë.

Në qendër të tij një inspektore policie që kthehet në qytetin e saj të lindjes, për të zgjidhur një seri vrasjesh të mistershme.

Kur trupi i një adoleshenteje gjendet në një vend të largët buzë një lumi, krimi duket krejt i ngjashëm me një tjetër vrasje të ndodhur veç pak muaj më parë, duke ngjallur frikë në bashkësinë e Elizondos. Për ta hetuar caktohet inspektorja Amaia Salazar, që e njeh më mirë se kushdo atë vend, sa i bukur aq dhe i izoluar, toka e të cilit dikur qe nginjur me gjakun e derdhur prej Inkuizicionit, ku pas lustrës së modernitetit, vazhdojnë të mbijetojnë besimet pagane. Dhe kështu, teksa numri i vrasjeve shtohet, ndër vendasit nis të përhapet fjala se ato s’janë vepër e dorës së një njeriu, por e një krijese të mitologjisë baske të njohur me emrin basajuan, apo Rojtari i Padukshëm. Amaia është profesioniste dhe s’pranon që besëtytnitë ta shpërqendrojnë nga detyra, por ndërsa hetimet thellohen, asaj befas nis t’i duket sikur çdo siguri që ka pasur nis e shkërmoqet: ankthe të vjetra që zgjohen, sekrete që ajo shpresonte t’i kishte harruar, tashmë rikthehen, a thua se në një mënyrë të mistershme të kenë lidhje me vrasjet. Për ta zgjidhur këtë rast, Amaias i duhet të përballet me anën e errët të shpirtit të vet, duke vënë në dyshim gjithçka që deri atëherë kishte besuar, teksa ndjek gjurmët e vrasësit nëpër shtigjet e ngatërruara të legjendave të lashta që flasin për ekzistencën e një fuqie atavike të pamposhtur…

Tashmë Amaias i duhet të luftojë me demonët brenda vetes së saj për të zbuluar nëse autori i vrasjeve është vërtet një vrasës serial, apo diçka tjetër më e errët.

Dolores Redondo, lindur më 1969, studioi drejtësi, pastaj gastronomi, duke hapur dhe një restorant me kuzhinë baske. Sot, në sajë të suksesit të jashtëzakonshëm të romanit të saj ‘Rojtari i padukshëm’ dhe, më në përgjithësi, të ‘Trilogjisë së Baztanit’, ajo është një ndër shkrimtaret më të famshme spanjolle, e përkthyer në mbarë botën.

Romani i saj ‘Rojtari i Padukshëm’ është bërë film nga i njëjti producent i ‘Milenium’ bazuar në romanin e Stieg Larsson-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)