18 Prill 2024

Vidic: Nuk kam thënë se dua të shkoj te Reali

Manchester, 7 prill - Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, ka mohuar sërish spekulimet kinse ai do të largohet gjatë verës nga United për t’u bashkuar me Real Madridin, duke thënë se ai kurrë nuk e ka menduar këtë ide.

“Kurrë nuk kam thënë se dua të shkoj te Real Madridi. Definitivisht unë do të qëndroj këtu së paku deri në vitin 2012, dhe më pas kemi kohë të bisedojmë për të ardhmen”.

“Po kënaqem këtu dhe këtë mendoj se e kam treguar në fushë. Tani për tani po fokusohem se si të luaj sa më mirë”, përfundoi Vidic.

Përpos Real Madridit, Vidic ishte lidhur me një kalim te Milani dhe Barcelona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)