29 Mars 2024

Vidal kalon te Barcelona

Barcelonë, 3 gusht - Mesfushori kilian, Arturo Vidal u kthye këtë verë në një prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton europiane, por mes shumë ofertave vendosi të vazhdojë karrierën te Barcelona.

Skuadra katalanase hyri e fundit në garën për të firmosur me lojtarin nga Amerika Latine, por tregoi vendosmërinë më të madhe, duke arritur dhe akordin.

Vidal, i cili ndodhej prej javësh në negociata me Interin, me zikaltrit që ofronin më shumë, pranoi të luajë që nga ky muaj me Barcelonën, e cila do ta paguajë 9 milionë euro në sezon, për 3 vitet e ardhshme.

I ndikuar nga trajneri Kovaç, Bayern Munchen vendosi të nxjerrë në treg futbollistin energjik nga shitja e të cilit do të përfitojë 20 milionë euro.

Sipas mediave gjermane, Vidal zhvilloi stërvitjen e fundit me bavarezët duke u përshëndetur dhe me kampionët e Gjermanisë dhe nuk do të jetë në miqësoren ndaj Manchester United.

Kiliani Vidal bëhet blerja e katërt e Barcelonës në pak javë, pas firmës me Artur, Lengle’ dhe brazilianin Malkolm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)