12 Gusht 2020

Vdes në aksident ajror ylli i basketbollit Kobe Bryant

Kaliforni, 26 janar - Kobe Bryant, një prej lojtarëve më të famshëm të basketbollit amerikan, humbi jetën të dielën paradite së bashku me vajzën e tij Gianna, nga përplasja e helikopterit me të cilin po udhëtonin në Kaliforni.

Sipas autoriteteve në helikopterin privat ndodheshin pesë persona, kur ai u rrëzua në orën 10 të mëngjesit të së dielës, rreth 45 kilometra në veri të Los Anxhelosit.

Zyrtarë të Agjencisë Federale të Aviacionit thanë se helikopteri i rrëzuar ishte një helikopter Sikorsky S-76. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Kobe Bryant jetonte në jug të Los Anxhelosit dhe shpesh përdorte helikopterin për të shmangur trafikun e përhershëm të rrugëve në Kaliforninë Jugore. Edhe si lojtar ai shpesh shkonte në stërvitje dhe ndeshje me helikopter, një praktikë që e vazhdoi edhe pasi la basketbollin.

Helikopteri u rrëzua disa milje larg kompleksit të tij për stërvitje “Mamba Sports Academy”, në zonën “Thousand Oaks” në Kaliforni. Bryant dhe e shoqja e tij, Vanessa, kishin 4 vajza. Pas largimit nga basketbolli ai ia kishte kushtuar përpjekjet nxitjes së sportit mes vajzave.

Kobe Bryant ishte 41 vjeç dhe ka hyrë në histori si një nga lojtarët më të mirë, të gjitha kohërave në basketboll. Pothuajse gjatë gjihtë karrierës ai luajti me ekipin Lakers të Los Anxhelosit, duke fituar 5 herë titullin kampion.

Ai mban vendin e 4 mes lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë gjatë karrierës. LeBron James, doli përpara tij në vendin e tretë, vetëm një ditë më parë, të shtunën. Bryant e uroi përmes një postimi në Twitter.

I lindur në Filadelfia, Bryant e kaloi kohën më të madhe të viteve të rinisë së hershme në Itali, ku i jati luante basketboll pas karrierës në NBA (kampionati profesionist amerikan).

Ndryshe nga lojtarët e tjerë të NBA, Bryant nuk vazhdoi kolegjin, por me të mbaruar shkollën e mesme, pas kthimit nga Italia në Amerikë, filloi të luajë me ekipin Hornets të qytetit Charlotte në Karolinën e Veriut. Më pas ai u ble nga ekipi Lakers me të cilin luajti deri në fund.

Gjatë karrierës 20 vjeçare me NBA, ai u bë lojtari më i ri, në moshën 19 vjeçare, që hyri në listën e yjeve të NBA, shënoi 81 pikë në një ndeshje të v etme, në vitin 2006, numri më i lartë në të gjitha kohërat e kampionatit amerikan dhe fitoi dy herë medaljen e artë, në Lojrat Olimpike të vitit 2008 dhe 2012.

Pas njoftimit për lënien e baskebollit, për shkak të dëmtimit, në ndeshjen e fundit të karrierës në vitin 2016, ai shënoi një rekord prej 60 pikësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)