19 Prill 2024

Vazhdojnë problemet për Camoranesin

Romë, 1 Mars - Trajneri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, nuk do ta ketë në dispozicion mesfushorin Mauro Camoranesi, në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Palermos.

Italiani nuk është përfshirë në skuadrën që do të ndeshet me Palermon, si pasojë e një lëndimi të radhës që pësoi në ndeshjen kundër Ajazxit, në Europa League.

‘Camo’ sapo u kthye në aksion javën e kaluar, pasi kishte qëndruar dy muaj jashtë fushe, ndërsa ky lëndim është një lajm i keq për 33-vjeçarin.

Lojtarët e Juventusit që janë në dispozicion kundër Palermos:

Chiellini, Felipe Melo, Cannavaro, Grosso, Salihamidzic, Del Piero, Manninger, Zebina, Trezeguet, Grygera, Sissoko, Candreva, Paolucci, Diego, De Ceglie, Legrottaglie, Marrone, Immobile, Pinsoglio.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)