25 Prill 2024

Van Persie në listën e Barcelonës

Barcelonë, 2 maj - Përkundër spekulimeve të parreshtura për një transferim të Cesc Fabregasit në Barcelona, tani duket se vëmendja e Blaugranëve është përqëndruar edhe në sulmuesin holandez Robin Van Persie.

Gjithsej janë katër lojtarë në listën e Barcelonës, David Villa dhe David Silva të Valencias, dhe Fabregas e Van Persie të Arsenalit. David Silva është më i kërkuari nga Guardiola, dhe nëse kjo ndodh David Villa do të qëndronte në Valencia. Si pasojë e kësaj, Van Persie do të jetë synimi kryesor offensiv për Barcelonën gjatë verës.

Megjithatë Arsene Wenger duket se nuk nxiton për ta shitur sulmuesin e tij më të mirë e as mesfushorin më të mire, Fabregas, andaj një transferim i këtyre dy të fundit në Camp Nou duket e pamundur të ndodhë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)