28 Mars 2024

Valon Berisha transferohet te Fortuna Dusseldorf

 Dusseldorf, 30 janar - Klubi gjerman, Fortuna Dusseldorf ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha.

Gjatë ditës së mërkurë u raportua se Lazio dhe klubi gjerman po diskutojnë një marrëveshje për yllin e Kosovës.

Nuk ka vonuar shumë dhe sot (e enjtë) ka ardhur edhe konfirmimi i transferimit të Berishës te klubi nga Bundesliga.

Është vet Fortuna Dusseldorf që ka njoftuar transferimin e Berishës me anë të rrjeteve sociale.

“Fortuna Dusseldorf ka nënshkruar mesfushorin Valon Berisha”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)