31 Maj 2020

Uta shpalos logon e Gjilanit në Lhotse

Gjilan, 21 maj - Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar Uta Ibrahimin për suksesin e radhës në misionin e saj në ngjitjen  në majën Lhotse me një lartësi mbidetare prej 8 mijë e 516 metra, e cila është maja e katërt më e larta në botë. 

“Uta na bën të gjithëve krenar, sikur edhe shumë gjilanas të tjerë që gjithandej botës me angazhimet e tyre janë lobuesit e drejtëpërdrejt të Republikës së Kosovës. I uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Përndryshe, Uta Ibrahimi në majën Lhotse ka shpalosur flamurin kombëtar dhe logon e Komunës së Gjilanit, duke shprehur krenarinë për qytetin e lindjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)