22 Shtator 2019

Uta Ibrahimi shpallet Kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm

Prishtinë, 18 mars - Me qëllim të arritjes dhe promovimit të mëtejmë të  Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Ekipi i Kosovës së OKB-së (UNKT) organizon ngjarje inauguruese të shpalljes së, sportistes, bjeshkatares, zonjës Uta Ibrahimi për Kampione e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. 

 Në ngjarje do të jenë prezent: Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës- z. Ismet Krasniqi, Koordinatori Nacional për Reforma Besnik Tahiri bartës i portofolit për Objektivat e Zhvillimi të Qëndrueshëm, të gjithë kryesuesit agjencive të OKB-së në Kosovë, partnerët, gazetarët, sektori civil dhe të tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)