22 Shkurt 2020

UP pret përfaqësuesit e Kosovës në Karate në Kampionatin e 24 Botëror

Prishtinë, 26 nëntor - Sot mbahet ceremonia solemne të pritjes së studenteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, pjesëtare të ekipit përfaqësues të Kosovës në Karate në Kampionatin e 24 Botëror të Karatesë për Seniorë, të mbajtur në Madrid të Spanjës, në periudhën 6 - 11 nëntor 2018.

Studentet Fortesa Orana, Adelina Rama dhe Diellza Dragusha, patën paraqitje të shkëlqyer, duke u renditur në vendin e 7-të në kumitë, në mesin 131 shteteve pjesëmarrëse në këtë kampionat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)