29 Mars 2024

United t’i ofrojë Rooneyt superkontratë

Manchester , 24 maj - Manchester United thuhet të jetë i gatshëm ta bëjë 24 vjeçarin Wayne Rooney, futbollistin më të paguar në histori të klubit.

Sipas Manchester Evening News, United do ta bëjë lojtarin më të paguar ndonjëherë në Old Trafford, duke vazhduar linjën e krijuar nga Manchester City dhe Chelsea në këtë drejtim, të cilët kanë futbollistët më të paguar.

Rio Ferdinand aktualisht është futbollisti më i paguar tek United me 5.5 milionë funte për sezon.

Ky sezon ishte i karrierës për Rooneyn, duke shënuar 34 gola dhe duke fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Ligën Premier. Rooney pritet të shkëlqejë edhe në Botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)