22 Shkurt 2020

United shkarkoi trajnerin Mourinho

Manchester, 18 dhjetor - Jose Mourinho nuk është më trajner i Manchester United. Klubi i famshëm anglez publikoi një njoftim të shkurtër ku shkruan se eksperti portugez është larguar nga klubi.

“Duam ta falënderojmë për punën e tij gjatë qëndrimit në Manchester United dhe i dëshirojmë sukses në të ardhmen”, kanë shkruar në Twitter.

– Michael Carrick në pankinën e United deri në fund të sezonit

Mediat britanike shkruajnë se United pas shkarkimit të trajnerit Mourinho, deri në fund të sezonit pritet ta zëvendësojë Michael Carrick.

Carrick mbylli karrierën e tij në fund të sezonit të kaluar ndërsa këtë sezon ishte në stafin teknik të Mourinhos. Për United gjatë 12 sezoneve, sa kaloi në Old Traford, ka luajtur 446 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.

Klubi bëri të ditur se deri në fund të sezonit do të caktojnë një menaxher të përkohshëm dhe se në këtë periudhë do të përkushtohen në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

United këtë sezon nën drejtimin e Mourinhos pati një fillim jo të mirë në Premir Ligë. Pas 17 xhirove ndodhen në pozitën e 6 me 26 pikë, madje 19 pikë më pak se kryesuesi i tabelës Liverpooli dhe 18 pikë më pak se vendi i dytë, rivalët e City-t.

Manchester United në Ligën e Kampionëve me shumë probleme u kualifikua në të tetën e finales, ku vitin e ardhshëm do të takohet me Paris Saint-Germain.

Në Kupën e Ligës angleze klubi i famshëm u eliminua që në xhiron e tretë kur u mposht nga ekipi i ligës së dytë Derby County, pas ekzekutimit të penaltive.

Mourinho mori drejtimin e United në vitin 2016 dhe në 144 ndeshje, 58,3 për qind të tyre kanë përfunduar me fitore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)