17 Tetor 2019

United rrit çmimin e Pogba në 200 milionë euro

Manchester, 13 korrik - Tabloidi anglez, “Daily Mirror”, ka njoftuar se drejtuesit e Manchester United, të zhgënjyer nga fjalët e fundit të menaxherit të Paul Pogbasë, Mino Raiola, kanë vendosur të rritin çmimin e kartonit të mesfushorit francez, duke e çuar nga 160 milionë në 200 milionë euro.

Pak ditë më parë, menaxheri italian u shpreh: “Të gjithë te Manchester United, nga pronari te trajneri, e dinë vullnetin e Paulit. Të gjithë e dinë që ai dëshiron të largohet dhe ne po punojmë për këtë.”

Ky qëndrim publik i një prej njerëzve më të fuqishëm të merkatos nuk u ka pëlqyer krerëve të klubit anglez, që vendosën menjëherë rritjen e çmimit, për ta bërë të pamundur largimin e mesfushorit kampion bote në fuqi.

Manchester United i ka vendosur një çmim që është dyfishi i shumës që klubi anglez pagoi për ta marrë nga Juventusi 3 vite më parë. Solskjaer gjatë ditëve të fundit kishte theksuar se Pogba po mbante nëj qëndrim prej profesionisti në stërvitje, duke këmbëngulur se nuk ka problemin me të vogël me të.

Për Pogbanë nuk është depozituar asnjë ofertë zyrtare, edhe pse Reali i Madridit mund të surprizojë në momentet e fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)