23 Janar 2021

United dhe Reali në garë për Demir

Manchester, 13 janar - Manchester United dhe Real Madrid janë duke u bërë gati t’i hynë garës për shërbimet e talentit të Rapid Wienna Yusuf Demir, raporton “Defensa Central”.

Mesfushori 17 vjeçar është nën radarin e shumë skuadrave evropiane, por spekulohet se United dhe Madrid janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim serioz deri tani.

Demir ka bërë 10 paraqitje në Bundesligën austriake, duke regjistruar kështu një gol dhe dy asisitime për skuadrën e Rapid Wiennas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)