04 Gusht 2020

UEFA ndëshkon ekipin e Serbisë për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve

Gjenevë, 21 tetor - Serbia është urdhëruar që të luajë ndeshjen tjetër futbollistike kundër ekipit të Luksemburgut me dyer të mbyllura për shkak të qasjes raciste të tifozëve në ndeshjen kundër Portugalisë, që është zhvilluar muajin e kaluar në Beograd.

Ndeshja e 14 nëntorit kundër Luksemburgut do të zhvillohet në kuadër të takimeve për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit më 2020.

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka thënë përmes një deklarate se Asociacioni i Futbollit të Serbisë është ndëshkuar edhe për hyrje të tifozëve në fushë, ndezje të fishekzjarreve dhe thirrjeve të paligjshme.

“Departamenti Kontrollues, Etik dhe Disiplinor ka vendosur të urdhërojë Asociacionin serb të Futbollit të luajë dy ndeshjet e ardhshme në kuadër të garave të UEFA-s, me dyer të mbyllura”, ka thënë Federata Evropiane e Futbollit përmes një deklarate.

Serbia po ashtu është ndëshkuar edhe me 33,250 euro gjobë, si dhe i është kërkuar të shfaqë në stadium mbishkrimin “#EqualGame" (#LojëeBarabartë) me logon e UEFA-s në dy ndeshjet e radhës ku është nikoqire.

Ekipi i Serbisë renditet i treti në Grupin B me 10 pikë, nëntë pikë mbrapa Ukrainës, e cila tashmë ka fituar kualifikimin dhe është një pikë mbrapa Portugalisë, që zë pozitën e dytë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)