05 Korrik 2020

UEFA konfirmon pranimin e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshje ndërkombëtare

Prishtinë, 30 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pranuar konfirmimin nga Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) konfirmimin se stadiumi “Fadil Vokrri” mund të përdoret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Konkretisht, UEFA ka lejuar përdorimin e stadiumin për ndeshjet e UEFA Nations League, ku Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Ishujve Faroe më 10 shtator 2018. Me këtë rast,

 Ministri Gashi, pas konfirmimit të marrë e uron tërë komunitetin futbollistik në Kosovës, duke filluar nga Federata e Futbollit të Kosovës, klubet, futbollistët e punëtorët sportiv.

“Ne si ministri dhe unë si ministër personalisht, në vazhdimësi dhe me angazhimin më të madh kemi punuar që të vijmë deri tek kjo ditë kur zyrtarisht të na lejohet që të zhvillojmë ndeshje ndërkombëtare në stadiumet përbrenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri.

“Dua të njoftoj komunitetin sportiv në përgjithësi dhe atë të futbollit në veçanti se UEFA na e ka dërguar konfirmimin që lejon përdorimin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Kombeve në kuadër të UEFA-së, dhe më 10 shtator Kosova do të shënojë një fark historik sepse për herë të parë luan në një stadium të pranuar ndërkombëtarisht në territorin e vet dhe nuk ka nevojë të shfrytëzojë arenat sportive të vendeve tjera”, tha ministri.

 “Dua t’i uroj të gjithë ata që kanë kontribuuar që për punën që stadiumi ka ardhur deri në këtë fazë. Po ashtu i uroj dhe u dëshiroj suksese edhe futbollistëve që do ta shfrytëzojnë këtë stadium modern në të cilin kemi investuar dhe jemi angazhuar maksimalisht për të”, ka uruar Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)