24 Prill 2024

U promovua libri i Idriz Humollit “Bodibildingu dhe fitnesi kosovar”

Prishtinë, 29 mars - Të premten në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Budi” neë Prishtinës u promovua libri i autorit Idriz Humolli me titull “Bodibildingu dhe fitnesi Kosovar”. 

Pas dokumentarit kampioni Idriz Humolli u sjell lexuesve librin “Bodibildingu dhe fitnesi kosovar”. Edhe atëherë kur kufijtë na ndanin, libri i Idriz Humollit po e bashkonte Kosovën dhe Shqipërinë.

Kështu tha kampioni i parë i Bodibildingut në Shqipëri, Ilirian Mema, i cili u foli të pranishëmve gjatë promovimit të librit të tretë të doajenit të bodibildingut dhe fitnesit në Kosovë, Idriz Humollit, të titulluar “Bodibildingu dhe fitnesi kosovar,-kujtime dhe përjetime”.

Ky libër vjen pas dokumentarit të z. Idriz Humollit “Rrugëtimi prej kampioni” , premiera e të cilit është shfaqur pak muaj më parë e në të cilin janë përfshirë disa nga ngjarjet e rrugëtimit të kampionit Humolli, për më tepër se 50 vjet në botën e bodibildingut dhe fitnesit, duke qenë fitues i shumë çmimeve dhe shtatë herë duke u kurorëzuar me titullin kampion.

Gjatë promovimit të librit “Bodibildingu dhe fitnesi kosovar-kujtime dhe përjetime, i cili përmban 430 faqe, ku ishin dhjetëra të pranishëm , në mesin e të cilëve figura të njohura sportdashëse nga Shqipëria dhe Kosova, autori ka falënderuar sponzorët që mundësuan botimin e këtij libri.

Mema ka rrëfyer se si në vitin 1993 edhe përkundër rrethanave të vështira të asaj kohe në Shqipëri, mundësive të rënda për t’u pajisur me kopje të një libri, tregoi se si i kishte pushtuar arkivat në Tiranë, për të gjetur librin e z. Idriz Humolli, të cilin fshehurazi e kishte kopjuar dhe me të njejtin ishte shërbyer me këshilla dhe udhëzime rreth bodibildingut dhe fitnesit, me një qëllim të vetëm që ky sport  të jetësohej edhe në Shqipëri.

Kampioni Mema tha se këtë gjë e kishte bërë nga dëshira e madhe që kishte për këtë sport dhe si udhërrëfyes e kishte zgjedhur librin e Prof. Idriz Humollit, ku pas hapjes së kufijve ai tregoi rreth kontributit të dhënë për themelimin dhe avancimin e këtij sporti në Shqipëri.

Mema mori falënderime të veçanta nga trajneri i parë i bodibildingut dhe fitnesit në Shqipëri, z. Edi Shameti, si dhe nga kreu i Federatës së Bodibildingut të Republikës së Kosovës, të cilët uruan që së shpejti në duar të lexuesve të vjen libri i radhës.  

Nuk munguan fjalët më të mira të njohësve të këtij sporti dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët me modesti e konsideronin veten nxënës të autorit. Ata mes tjerash rrëfyen sfidat e rënda të tyre që kishin kaluar me autorin me një qëllim të vetëm, jetësimin e bodibildingut të fitnesit në Kosovë dhe në Shqipëri./Ahmet Pllana
   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)