22 Tetor 2019

Tregimi i pingpongut Kosovar shembull për Federatën Botërore të Pingpongut

Prishtine, 4 tetor - Në webfaqen zyrtare të Federatës Botërore të Pingpongut është shkruar në detale për historinë e federatës së pingpongut Kosovar, zhvillimin dhe sukseset duke u potencuar shembujt që mund të merren globalisht nga puna e treguar deri më tani.

‘Një sukses i dalluar nën udhëheqjen e z.Nehat Citaku, janë përpjektjet  për ta bërë pingpongun mjet për të inkurajuar aktivitetet fizike në njërën anë dhe për ti ndihmuar shtetit në formimin e identitetit’

Në tregim poashtu potencohet gjesti i lojtarëve Linor Citaku dhe Vlona Maloku gjatë Kampionatit Botrorë të mbajtur ne Suzhou të Kinës në vitin 2015, ku edhe kanë fituar cmimin botëror “Fair Star Award”.

Tregimi bazohet në organizimin e “Javës Evropiane të Sportit”, ku federatat sportive kanë organizuar evente të ndryshme me qëllim të promovimit të sportit e ndër to ishte edhe Federata e Pingpongut e Kosovës ku është vlersuar lartë edhe nga Federata Botërore e Pingpongut.

Duke folur për rëndesine e kesaj ngjarje sportive, Presidenti i Federates se Pingpongut të Kosovës, Nehat Çitaku e cilësoi te rëndësishme pjesëmarrjen e pingpongistëve ne “Javen Evropiane te Sportit” meqe sipas tij, sporti na bën të ndihemi evropianë.

Kastriot Orana, përgjegjës për marrëdhenje me jashtë në FPPK u shpreh se “Federata Botërore e Pingpongut ishte federata e parë ndërkombëtare që njohi Kosovën, kështu që nga pranimi i federatës sonë në arenën ndërkombëtare ne kemi marrë pjesë aktive në garat evropiane dhe botërore.

FPPK ka bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie të mira me Unionin Evropian të Pingpongut dhe Federatën Botërore të Pingpongut.

"Konsiderojmë aktivitete të tilla si Java Evropiane e Sporteve, shumë e rëndësishme për t'i afruar fëmijët dhe prindërit me sportet në përgjithësi, përfshirë edhe pingpongun. "

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)