19 Prill 2024

Totti nuk ka vendosur nëse do luajë në Botëror

Romë, 6 prill - Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se nuk ka marrë ende një vendim për të luajtur apo jo për kombëtaren Azzure në Botërorin e radhës Afrika e Jugut 2010.

Koha po kalon për Tottin, pasi që Botërori është më pak se dy muaj pranë, kurse ai ende është duke e menduar vendimin e tij përfundimtar për të luajtur apo jo në këtë kompeticion.

“Nuk kam menduar ende nëse do të luaj për kombëtaren sepse nuk kam biseduar ende me Marcello Lippin. Gjithashtu duhet të shoh dhe formën time fizike”, theksoi Totti.

Lippi do t’ia dorëzojë listën përfundimtare prej 23 lojtarëve FIFA-s më 1 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)