29 Mars 2024

Tottenham interesohet për Adrien Rabiot

Londër, 22 tetor - Skuadra e Tottenhamit është duke shfaqur interesim për mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot.

Mesfushori nuk është në formë të mirë që prej transferimit në Juventus në afatin kalimtar nga PSG.

Rabiot për momentin fiton rreth 135 mijë euro në javë, por nëse paguhet kjo vlerë, “Zonja e Vjetër”, do të jetë e gatshme ta shes.

Sipas mediave italiane klubi anglez, është duke shikuar situatën e francezit, transmeton KosovaPress.

Sipas disa raportimeve Spurs janë të gatshëm të përfshijnë Christian Eriksen në marrëveshje, pasi kontrata e danezit përfundon në fund të sezonit dhe gjiganti italian ka shfaqur interesim për të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)