24 Shkurt 2019

Thaçi dekoroi Fadil Vokrrin me Medaljen Jubilare të 10 vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë, 3 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, pas vdekjes, ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin.

Me motivacion kontributin e dhënë të Fadil Vokrrit për promovimin e sportit kosovar në botë dhe për anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, presidenti Thaçi dekoratën ua ka dorëzuar bashkëshortes dhe dy djemve të Vokrrit.

Presidenti Thaçi ka thënë se vdekja e Fadil Vokrrit ishte një humbje e madhe për familjen, bashkëpunëtorët, qytetarët dhe sportin kosovar.

“Aty ku ishte Fadili, ishte fytyra e Kosovës. Të gjithë jemi të pikëlluar me vdekjen e Fadilit, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për rolin e tij historik në promovimin e Kosovës në botë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se në kohërat më të rëndësishme, Fadil Vokrri ka ndihmuar në zhvillimin e futbollit dhe në ngritjen e imazhit të Kosovës në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)