24 Prill 2024

Terry: Messi mund të mbyllet vetëm nga dy mbrojtës

Barcelonë, 11 prill - Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se për ta ndaluar superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, duhen dy persona.

Messi shënoi të katër golat e fitores 4-1 të Barcelonës ndaj Arsenalit gjatë të martës, ndërsa sonte udhëton në Bernabeu në derbin ‘el Classico’.

“Mendoj se mënyra më e mirë për ta ndaluar Messin është ta lejosh mbrojtësin tonë të majtë Ashley Cole të përpiqet ta pengojë edhe atë diku në mesfushë. Ai është aq i mirë, i mrekullueshëm dhe i paarritshëm në kohë”.

“Nëse vjen brenda (zonës së rreptësisë) në çdo kohë duhen dy persona për ta ndaluar atë. Nuk mund t’ia dilni me të një në një. Kam qenë i impresionuar me atë këtë javë dhe ai është një talent i veçantë, veçanërisht kur luan në Nou Camp”, ka thënë Terry.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)