27 Nëntor 2022

Tebas i rekomandon Messi të qëndrojë në Barcelonë

Barcelonë, 25 mars - Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas i rekomandoi futbollistit argjentinas Lionel Messi të qëndrojë në Barcelonë, kontrata e të cilit do të përfundojë në fund të sezonit.

Tebas, në deklaratën e tij për mediat në një aktivitet që mori pjesë ne qytetin Malaga tha se "Të isha këshilltari i Messit, i kisha thënë të bëjë gjithçka që është e mundur të qëndrojë në Barcelonë".

"Shpresoj që Messi të qëndrojë. Futbollisti më i mirë i historisë së futbollit", tha Tebas duke shtuar se:

"Nëse i mendon vitet e fundit të tij në futboll duhet të qëndrojë në Barcelonë. Filloi në Barcelonë dhe këtu duhet të vazhdojë. Do të humbte vlerën e markës nëse do të shkonte në Paris Saint Germain ose Manchester City".

Ai tha se La Liga nuk duhet të jetë e lidhur vetëm me një futbollist. "Konkurrenca varet nga klubet dhe skuadrat e tyre. Kur Neymar dhe Ronaldo shkuan nuk pashë se ligat e Francës ose Italisë u bënë më të mirat në Evropë. Ligat nuk janë të lidhur me futbollistët. Vetëm një futbollist nuk ndryshon rrjedhën e ligës", tha ai.

Kreu i La Liga-s tha se në varësi të pandemisë në fund të muajit prill ose fillim të majit mund të vijë në rend dite pranimi i tifozëve në stadiume.

Sipas tij, për shkak të COVID-19, La Liga ka pësuar një humbje të madhe ekonomike. "Humbjet tona neto janë 1 miliard euro dhe ne shumë pak mërzitemi se sa duhet për këtë", u shpreh Tebas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)