29 Mars 2024

Të dielen tërhiqet shorti për Euro 2012

Madrid, 5 shkurt - Spanja, kampionia e Evropës në fuqi, do të jetë një nga nëntë kokat e serive të shortit për kualifikimet e Euro 2012, në program me 7 shkurt në Varshavë.

Do të tërhiqen gjashtë globe me nga gjashtë kombëtare dhe tre me pesë, nga të cilat do të dalin emrat e 14 skuadrave që do të përballen me Poloninë dhe Ukrainën, vendet organizatore.

Ndarja e grupeve të kombëtareve u bë në bazë të renditjes së UEFA-s, i përcaktuar në përfundim të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Kombëtaret do të përballen mes tyre në periudhën mes shtatorit 2010 dhe tetorit 2011.

Cdo grup do të këtë një skuader të përcaktuar, ndërkohë që do të jenë gjashtë grupimet duke përfshirë këtu një skuader që vjen nga globi i gjashtë.

Skuadrat do të përballen mes tyre në periudhen mes shtatorit 2010 dhe tetorit 2011, në datat e percaktuara që me parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)