20 Prill 2024

Sulmuesi i Chelsea-t me koronavirus, klubi në karantinë

Londër,13 mars - Premier League ishte liga e vetme nga të mëdhatë e Europës, që vijonte aktivitetin pavarësisht përhapjes me shpejtësi të koronavirusit, por duket se tani ka ardhur momenti që edhe Federata Angleze të dorëzohet dhe të ndërpresë zhvillimin e ndeshjeve.

Kjo pasi është identifikuar futbollisti i parë i Premier League, i prekur nga koronavirusi dhe bëhet fjalë për sulmuesin e ri të Chelsea-t, Callum Hudson-Odoi, i cili vetëm dje u është nënshtruar analizave dhe ka rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi londinez nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ndër të tjera shtoi se tashmë në karantinë do të futen të gjithë futbollistët dhe pjesa më e madhe e stafit të trajnerëve e punonjësve të tjerë.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme ishte Arsenali që njoftoi se trajneri Mikel Arteta kishte rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe se e gjithë skuadra e “topçinjve” do të duhej të futej në karantinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)