19 Mars 2024

Sulm ndaj Federatës së Notit të Kosovës, tendencë e hapur për uzurpim

Prishtinë, 24 shtator - Sot në një të ashtuquajtur Kuvend të Jashtëzakonshëm duke i shkelur rëndë normat e statutit të Federatës së Notit të Kosovës, si dhe ligjet e Kosovës, disa persona me në krye iniciuesin Bashkim Haxhimusa është tentuar të uzurpohet Federata e Notit të Kosovës.

 Kryetari i Federatës, Astrit Haliti ka thënë se ky kuven u thirr nga një person i pa autorizuar, i cili nuk ka asnjë funksion në organet drejtuese të federatës, u thirr pa u mbledhur nënshkrimet e nevojshme prej 2/3-ve të delegatëve ashtu siç e parasheh Statuti i FNK, si dhe u mbajt me prezencën e disa klubeve të federatës, të cilat janë të suspenduara dhe disa gjoja klubeve që kurrë nuk kanë qenë pjesë e Federatës së NOTI, por që edhe ashtu kur shikohet nuk e kanë arritur as 50 % të numrit të delegatëve të Kuvendit të FNK-së.

"Kjo nuk është për tu habitur ngase ambiciet e tyre për ta marrë Federatën e Notit në mënyrë të pa ligjshme nga këta persona janë të kamotshme dhe të vazhdueshme, mirëpo për tu habitur është prezenca në këtë kuvend të pa ligjshëm e zyrtarëve të Ministrisë se Kulturës Rinise dhe Sportit të cilët të shtyrë nga Zv. Ministrja Daulina Osmani e cila që nga ardhja në këtë pozitë përmes këtyre individëve po tenton ta uzurpoj Federatën e Notit pa përfillur as Statutin, as rregulloret e FNK-së dhe as ligjet e Republikës së Kosovës", ka thënë Haliti.

Federata e Notit të Kosovës ju bënë me dije se nuk do të mbeten pa u ndëshkuar të gjithë ky grup që tentuan uzurpimin në mënyrë të paligjshme të FNK-së, dhe se menjëherë do të dorëzojmë kallëzimin penal për iniciuesin, për zyrtarët e Ministrisë , si dhe për shtytësin e këtyre veprimeve të pa ligjshme i cili tashmë ka dalë në sipërfaqe.

Po ashtu FNK do të njoftoj Federatën Ndërkombëtare të Notit FINA dhe Federatën Evropiane të Notit LEN, për tendencat që në mënyrë të pa ligjshme ta uzurpojnë FNK, si dhe për ndërhyrjet politike nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)