19 Prill 2024

Starton Botërori, mijëra tifozë "zbarkojnë" në Johanesburg

Johanesburg, 11 qershor - Mijëra tifoze nga e gjithë bota zbarkojne çdo minutë në aeroportin ndërkombëtar të Johanesburgut në Afriken e Jugut, që është kthyer thuajse në një stadium, me fansa që mbajnë veshur ngjyrat e përfaqesuesëve dhe flamujt e vendeve të tyre.

“Eshtë e mrekullueshme të jesh këtu. Mendoj së do te jetë një turne shumë i mirë”, ka bërë të ditur një fans holandez, i cili ka mberritur në Afriken e Jugut pas me shumë se 10 orë udhëtim me avion.

“Shpresoj që të fitojë Meksika, por Afrika e Jugut ka një ekip shumë të mirë”, është shprehur një tifoz meksikan në lidhje me ndeshjen e parë që do te hape dhe turneun me te rendesishem te futbollit botëror.

Ndërkohë afrikanet shpresojne qe Boterori 2010 te jete i suksesshem dhe te fshije imazhin e urise, SIDES dhe kriminalitetit te larte me te cilin lidhet ky kontinent.

Gjashtëperfaqesuese afrikane do te kërkojnë te shkojne sa me larg në ketë kompeticion per te perseritur suksesin e Kamerunit dhe Senegalit që arriten përkatesisht çerekfinalet e Boterorit 1990 dhe atij të 2002.

Sipas bookmakersave angleze Bregun e Fildishte është kuotuar me një koeficient 50/1, që do te thotë se kjo skuader ka me shumë shanse te shkojë me larg në finalet e Kupes se Botës 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)