17 Tetor 2019

Sportistët ambasadorët më të mirë për Kosovën

Prishtinë, 23 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e tij, ka bërë ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistë dhe trajnerë.

Ndarja e këtyre shpërblimeve u bë sipas dispozitave të Rregullores Nr. 15/2013 për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultate Kulminante në Garat Ndërkombëtare.

Xhudistja Erza Muminoviq shpërblehet me 10,000€, për Medaljen e Bronztë në Xhudo në Lojërat Olimpike për të Rinj në kategorinë -44 kg, të mbajtur në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudisti Akil Gjakova shpërblehet me 5,000 € për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -73 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Xhudistja Loriana Kuka shpërblehet po ashtu me 5,000€, për Medaljen e Artë në Xhudo në Kampionatin Evropian U 23 të Xhudos në kategorinë -78 kg, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Ndërkaq, Driton Kuka, trajner i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, shpërblehet me 5,500€ si trajner i xhudistes Erza Muminoviq dhe me nga 2,500€ si trajner i sportistëve Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

Karateisti Melos Gashi shpërblehet me 3,500€ për Medaljen e Argjendtë në Karate, në Kampionatin Evropian për Kadet Junior  dhe U 21 të Karatesë në kategorinë +70 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i tij, Muhamet Rexhepi, shpërblehet me 1,750€.

Karateistja Albulena Gërvalla shpërblehet me 2,000€ për Medaljen e Bronztë në Karate në Kampionatin Evropian për Kadet Junior dhe U 21 të Karatesë në kategorinë -55 kg, të mbajtur në Aalborg të Danimarkës. Ndërkaq trajneri i saj, Isak Curri, shpërblehet me 1,000€.

Me këtë rast ministri Gashi tha “Është kënaqësi e veçantë për mua si ministër që në këtë ceremoni t’i ndajmë këto shpërblime dhe mbështetjen tonë financiare për sportistët dhe trajnerët më të mirë. Jemi të vetëdijshëm si Ministri që mundi dhe puna juaj nuk shpaguhet me mjete financiare, megjithatë këto shpërblime janë motivim shtesë”.

Tutje, ministri Gashi tha se “Synimi jonë është që t’i mbështesim sportistët dhe trajnerët që me punën dhe angazhimin e tyre janë duke e promovuar shtetin e Kosovës. Unë i quaj ambasadorë të Kosovës sepse tashmë jemi mësuar ta shohim flamurin të ngrihet në shumë vende të tjera, madje ata po na bëjnë krenarë edhe në vendet që nuk e njohin Kosovën”.

“Është fat i mirë që gjatë vitit aktual kemi ngritur buxhetin për mbështetjen e sportistëve dhe të trajnerëve me një ngritje prej 120%, sepse fokusi dhe përkushtimi jonë ka qenë që t’i dalim në mbështetje financiare të gjithë sportistëve dhe trajnerëve po edhe gjitha të llojeve të sporteve dhe besoj që të gjitha këto rezultate janë edhe meritë e një angazhimi tonë të përbashkët mes Qeverisë, trajnerëve dhe klubeve të cilat po korrin suksese”, tha ministri Gashi.

Ai shtoi se “janë këta sportistë që na kanë sjellë medalje gjatë vitit 2018 dhe 2019 dhe gjithë këto rezultate kanë emrat e mbiemrat dhe një nder ta është trajneri Driton Kuka që i ka sjellë mbi 50 medalje Kosovës”.

Sportistët dhe trajnerët që morën këto shpërblime falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen. Trajneri Driton Kuka  tha se “viti 2018 shquhet me dy ngjarje të rëndësishme, gara në Hungari dhe Gara Olimpike për të Rinj. Prezenca jote ministër ka shënuar diçka të rëndësishme. Për herë të parë në lojëra olimpike Erza na ka shpëtuar fytyrën, jemi kthyer me një medalje të bronztë. Përkushtimi yt për ngritjen e kushteve dhe mundësive për sportistë është në nivel shumë të lartë” u shpreh trajneri Driton Kuka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)