18 Tetor 2019

Sporti universitar pjesë e diskutimit në Konferencën e Rektorëve

Mitrovicë, 16 korrik - Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, mori pjesë në Konferencën e Rektorëve që u mbajt në Universitetin e Coimbras në Portugali, më 14 dhe 15 korrik 2018, organizuar nga Federata Evropiane e Sporteve Universitare.

Në këtë konferencë, ku ishin të pranishëm 40 përfaqësues të universiteteve të ndryshme evropiane, u diskutua për rëndësinë e organizimit të sportit universitar.

Në këtë konferencë, morën pjesë edhe përfaqësues të organizatave dhe insitucioneve të ndryshme të sporteve në Evropë. Së bashku me përfaqësuesit e universiteteve diskutuan,  për përvojat më të mira sa i përket organizimit të sportit universitar.

Konferecën e hapi presidenti i Asociacionit Evropian të Sporteve Universitare, Adam Roczek, i cili foli për rëndësinë në aspektin shëndetësor për studentët, që ka organizimi i lojrave sportive ndërmjet universiteteve. Sipas tij, sporti është një prej pjesëve esenciale të jetës shoqërore edhe në kontekstin akademik.

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj,  e vlerësoi se Konferenca e Rektorëve në Coimbra, ka qenë një rast i mirë për të ndarë përvojat më të mira sa i përket organizimit të sportit universitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)