16 Shtator 2019

Sponsorizimi sjell më shumë medalje për sportistët

Prishtinë, 5 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në debatin me temën “Çfarë përfitimesh sjell zbatimi i Ligjit për Sponsorizime në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë” organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport.

Në këtë debat ministri Gashi tha se kjo është një nismë e qëlluar sepse me anë të kësaj informohen kompanitë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për të filluar një fazë të re të mbështetjes për sportin sepse ky ligj parasheh sponzorizim jo vetëm për sport por edhe për kulturë dhe rini.

Duke folur për rëndësinë ligjit në zhvillimin e sportit ministri Gashi tha:

“Ne kemi nxjerr të gjitha aktet nënligjore të cilat kanë qenë të obliguara sipas ligjit, siç ka qenë Rregullorja për Kriteret dhe Vërtetimin e Sponsorizimeve dhe po ashtu kemi themeluar një komision i cili vërteton sponzorizmimet, një mekanizëm që është krijuar në kuadër të kësaj rregulloreje dhe që ka një kontroll të jashtëzakonshëm në procedurat e sponsorizimit”.

Ai po ashtu theksoi: “Themelimi i komisionit i heq të gjitha dilemat për mundësinë e keqpërdorimeve apo shpëlarjes së parasë”.

Gjithashtu ai njoftoi se deri tani janë dërguar 38 vërtetime për sponzorizim dhe tha: “Tani jemi në një hap ku të gjithë do të jemi të koordinuar për të filluar zbatimin e këtij ligji dhe të gjitha veprimet që i kemi marrë deri tash nuk do kenë efekt nëse ky ligj nuk zbatohet”.

Ministri Gashi gjithashtu foli edhe për financimin e sportistëve nga ana e Ministrisë duke thënë se 50% e buxhetit të Ministrisë i është dedikuar sportit dhe duke pasur parasysh edhe rezultatet e mëdha të sportistëve, sporti mbetet edhe më tutje prioritet.

“Nuk është rastësi që vitin e kaluar kemi pasur rreth 100 medalje. Por me këtë amandamentim, me zbatimin e Ligjit për Sponzorizime, në Kosovë do kemi më shumë medalje dhe çmime edhe në rrafshin e kulturës por sporti mbetet sektori kryesor i promovimit të vendit dhe dhënies së një imazhi ndryshe në arenën ndërkombëtare”, përfundoi ministri Gashi.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha:

“Kompanitë tona e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që është kontribut i zhvillimit të këtij vendi. Këto kompani sjellin shumë taksa, këto do jenë edhe kompanitë më meritore për ta sjellë përpara fuqizimin e sportit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019

- Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi takon Kryetarin e Komunës, Agim Aliu, me të cilin edhe do të nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi për 'Ndërtimin e Qendrës Multifunksionale'. (Komuna e Ferizajit, ora 11:00)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton fabrikën "Jatex". (Gjakovë, 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton disa bujq. (Gjakovë, 15:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Istogut. (Qendra e qytetit te Istogut, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti viziton Shoqatën e Zejtarëve. (Gjakovë, 16:20)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti takohet me Tomor Morinën. (Gjakovë, 17:40)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani viziton vendlindjen e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, në Cerrcë dhe takohet me strukturat dhe banorët e fshatit.. (Fshati Cerrcë, ora 18:00)