20 Prill 2024

Spanja do te përballet me Çekinë

Varshavë, 9 shkurt - Shorti i eliminatorëve të Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë, i hedhur të dielën në Varshavë të Polonisë, në një shikim të parë rezultoi i lehtë për kampionen e Europës, Spanjen, megjithatë trajneri Vinsente del Boske tha me pas se duhet marrë me seriozitet çdo kundërshtar. 


Spanja, e cila fitoi Euro 2008 me një seri performancash te shkëlqyera qe u kurorëzuan me fitoren e tyre ndaj Gjermanisë e finale, e pozicionuar e para ne renditjen botërore, u përfshi në Grupin A bashke me Republiken Çeke, Skocine, Lituanine dhe Lihtenshteinin. 


Spanjollet ishin te fundit nga 51 skuadrat ne short qe u tërhoqën në ceremoninë ne Palarin e Kulturës dhe Shkencës ne Varshavë dhe prandaj Del Boske u tregua shume i matur per sfida qe e presin. 


“Ne do te përballemi me një test të vështirë dhe do të duhet të japim me te mirën tonë në çdo ndeshje, prandaj nuk duhet te bëjmë asnjë gabim; çdo sfide duhet ta marrim me seriozitetin me te madh”, u shpreh ai për gazetaret menjëherë pas shortit. 


Kampionia e Botes, Italia, që do të përballët ne finalistet e Botërorit si Serbia dhe Sllovenia, ashtu sikurse edhe me Irlandën e Veriut, Estonia dhe ishujt Faroe ne Grupin C, ndërsa Franca, finalistja e botërorit 2006, do ta këtë jo te lehte ecurinë e saj ne ndeshjet me Rumaninë, Bosnjën, Bjellorusinë, Shqipërinë dhe Luksemburgun ne Grupin D.
\"Grupi i Italisë është i balancuar, me Serbinë dhe Slloveninë, dy ekipe qe do te luajne ne Botërorin 2010, nënvizoi për agjencitë e lajmeve ANSA trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, i cili nuk ishte i pranishëm ne hedhjen e shortit. është avantazh te qenit në një grup me 6 skuadra. Për sa u përket grupeve te tjera, ai i Anglisë është me i vështiri”. 


Gjermani, kundërshtari i Spanjës në finalen e Euro 2008, do të ndeshet me komshinjtë e Austrisë, ashtu sikurse me Turqinë, i cili duket se do te jete rivali kryesor për ta në Grupin A. Ky grup përfshin gjithashtu Belgjikën, Kazakistanin dhe Azerbajxhanin, te cilin Gjermania e mposhti ne shtëpi dhe në transferte gjatë eliminatoreve të Botërorit 2010. Azerbajxhani drejtohet nga ish-lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares gjermane, Berti Vogts. 


Ata ishin skuadra e parë e tërhequr ne short dhe ishte në të njejtin grup me Armeninë, që se bashku formonin një skenar qe UEFA dëshironte te shmangte. 


Tensioni politik mes dy shteteve ish-sovjetike beri qe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s te mos i lejonte te dy ekipet ne te njëjtin grup. Sipas një para-marrëveshjeje, Armenia u zhvendos ne Grupin B, ku do te përballët me Rusinë, Sllovakinë, Irlandën, Maqedoninë dhe Andorrën. 


Dy vendet kishin refuzuar te luajnë me njeri-tjetrin ne eliminatoret e Euro 2008, pasi ranë në te njëjtin grup. Anglia do riperjetojë rivalitetin e vjetër me Uellsin, me te cilin është përballur 99 here.

 

Hera e fundit ishte për eliminatoret e Botërorit 2006, kur Anglia i fitoi te dy ndeshjet. Ne këtë grup, atë G, janë dhe Zvicra, Bullgaria dhe Mali i Zi. Trajneri Fabio Kapelo, ndeshjen e tij te pare nen drejtimin e Anglisë e fitoi 2-1 ndaj Zvicrës ne shkurt 2008 dhe tha se e mirëpriste
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)