25 Prill 2024

Spanja dënohen 9 persona për kurdisje të ndeshjeve në futboll

Madrid, 24 prill - Një gjykatë në Spanjë sot ka dënuar me burg 9 ish-drejtorë, futbollistë dhe biznesmenë, pasi i shpalli fajtorë për bashkëpunim në kurdisjen e rezultatit të ndeshjeve të futbollit.

Është hera e parë që dikush dërgohet në burg për kurdisjen e ndeshjeve në Spanjë.

Hetimi u përqendrua në dy ndeshjet në fund të sezonit 2013-14 në të cilat drejtuesit e Osasuna-s paguan dy lojtarë të Real Betisit për të ndikuar në rezultate.

Një gjykatë në rajonin Navarra deklaroi se ish-drejtuesit e Osasuna-s paguan ish-lojtarët e Betisit, Antonio Amaya dhe Xabier Torres për t’i inkurajuar ata të mposhtnin Real Valladolidin në ndeshjen e parafundit dhe më pas të humbnin kundër Osasuna-s në ndeshjen e fundit të sezonit.

Gjykata e dënoi Amaya dhe Torres me një vit burg.

Ish-ekzekutivi i Osasuna-s, Angel Vizcay u dënua më 8 vjet e tetë muaj. Dy biznesmenë po ashtu u shpallën fajtorë për kurdisjen e ndeshjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)