20 Prill 2024

Southampton fitoi 170 milionë stërlina nga Liverpool

Londër, 28 dhjetor - Klubi anglez i futbollit Liverpool, i cili bëri transferimin e 6 futbollistëve nga Southampton brenda tre vitesh, për transferimin e këtyre futbollistëve pagoi një sasi të madhe parash.

Liverpool me transferimin e holandezit Virgil van Dijk për një shumë prej 75 milionë sterlina, arriti të thyej rekordin e mbrojtësit më të shtrenjtë në botë.

Transferimet e Liverpool-it nën drejtimin e trajnerit gjerman Jurgen Klopp nga Southampton nuk janë të kufizuar vetëm me transferimin e Dijk. Liverpool që nga viti 2014 transferoi 6 futbollistë të Southampton-it, për të cilët pagoi 170.5 milionë sterlina.

Liverpool në sezonin e transferimeve të vitit 2014 për një shumë prej 49 milionë sterlina transferoi Adam Lallana, Dejan Lovren dhe Rickie Lambert nga Southampton ndërsa një vit më pas Nathaniel Clyne për 12.5 milionë sterlina.

Në vitin 2016 Liverpool nga i njëjti ekip e transferoi Sadio Mane për një shumë prej 34 milionë sterlinash ndërsa transferimi i fundit i këtij klubi nga Southampton ishte 26-vjeçari Virgil van Dijk për 75 milionë sterlina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)