29 Tetor 2020

Sot fillon Java Evropiane e Sportit

Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se me konferencën “Forumi për Sportin” sot fillon Java Evropiane e Sportit.

Java Evropiane e Sportit ka për synim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik nëpër tërë Evropën.

Java është për secilin, pa marrë parasysh moshën, formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit.

Temat e Forumit për sport që do të diskutohen janë për sportin gjatë pandemisë, strategjinë kombëtare për sport dhe qeverisjene mirë dhe barazin gjinore.

Pjesëmarrës pritet të jenë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, personalitete të larta nga sporti, nga ministritë e ndryshme, komunat, etj.
 
Po ashtu sot ne Prizren dhe Istog për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë.

Në këtë garë do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. Pjesemarres do të jenë 50 të rritur + 20 fëmijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)