29 Mars 2024

Shumaher: Gati për sfidat e reja

Frankfurt, 12 mars - Michael Shumaher për mediat gjermane deklaroi se është i përgatitur mirë për fillimin e sezonit të ri, në të cilin kthehet pas një pauze 4 vjeçare. Sipas Shumaherit 4 skuadra do të garojnë për titullin e kampionit.

Përveç Mercedesit, në të cilën do të drejtojë makinën, këtu janë  janë edhe Ferrari, Red Bull dhe Meklareni. Nga 7 tituj të fituara , 5 prej tyre Shumaheri i ka fituar me skuadrën e Ferrarit.

Ndërkohë sipas të përdishtmes gjermane “Bild” makina e Mercedes GP, ka bërë ndrrime drastike tek makina, vetëm disa ditë para fillimit të sezonit të ri. Arsye për veprim të tillë, janë rezultatet e dobëta në testet e deritanishme.

Makinën e re të Marcedesit, Mihael Shumaher dhe Niko Rozberg, do të testojnë vetëm 3 herë, edhe atë në pistën e Bahreinit. Sezoni i ri në Formula 1 starton gjatë fundjavës me garën për Çmimin e Madh të Bahreinit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)