23 Korrik 2019

Shtimja bëhet me palestër sportive

Shtime, 17 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me ambasadorin William Walker, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë bërë përurimin e palestrës sportive në Shtime.

Me këtë rast ministri tha se "Jam i lumtur që për një periudhë të shkurtë kemi arritë ta përmbyllim njërin nga projektet më të rëndsishme të sportit, projekt ky që ka kushtuar rreth 2 milion e gjysmë euro."

"Ky investim është nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bashkë me komunëne e Shtimes e cila ka investuar në këtë objekt. Jemi zotur që brenda një periudhe të shkurtë ta përmbyllim këtë projekt të stërzgjatur po ashtu, ne tashmë kemi përmbyllë edhe projektin e stadiumit dhe jemi dakordu që Shtimes të ia ndërtojmë edhe qendrën rinore".

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot në këtë ditë festë për vendin tonë po e përurojmë palestrën sportive dhe më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme te të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Shtimja të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive”, tha ministri Gashi.

“Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, me sukseset e tyre  të arritura në vend dhe ne arenën ndërkombëtare çdo here po na bëjnë krenar  dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbështesim fuqishëm sportin në vendin tonë dhe do të jemi gjithmonë afër sportisteve dhe sportdashësve”, u shpreh ministri Gashi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur për përurimin e kësaj palestre sportive. Ai përgëzoi ministrin Gashi për punën e bërë dhe tha: “Falënderojmë Ministrinë për këtë investim të jashtëzakonshëm. "Jam shumë i sigurtë që Shtimja ka qenë kapmpion i lirisë e shumë shpejt do jetë kampion edhe në sport.” ai po ashtu ju uroj të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës 11 vjetorin e Pavarësisë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Komunës së Shtimes, Naim Ismajli  e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Shtimes. Kjo palestër për Shimen është jashtëzakonisht e nevojshme dhe shumë e mirëpritur nga sportistet dhe qytetarët e kësaj komune.

Ambasadori Walker tha se "I ndjek lajmet për Kosvën që paraqiten në lajmet ndërkombëtare dhe zakonisht ka disa lajme të këqija. Medaljet e arta në xhudo, fubollistët kosovarë që luajnë në ekipe të famshme ndërkombëtare janë lajme të mira që vijnë shpesh nga Kosova edhe në sport e kulturë që ju e keni dëshmuar”, tha Walker

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)