27 Prill 2024

Shkëmbehen Ibrahimovic-Fabregas

Barcelonë, 18 qershor - Barcelona ka vendosur ta përfshijë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic në marrëveshjen për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, njofton El Mundo Deportivo.

Suedezi Ibrahimovic është përkufizuar si dështim në Camp Nou në sezonin e parë te Barcelona duke bërë që 69 milionë eurot e shpenzuara për të të konsiderohen të djegura.

Tani me që Arsenali ka refuzuar ofertën e parë për Fabregasin prej 35 milionë eurosh, mendohet se mënyra e vetme për të bindur Arsene Wengerin të lëshojë pe, është Zlatan Ibrahimovic, pasi që pas largimit të Adebayor në drejtim të Cityt, Arsenali ka humbur thellësinë në sulm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)