02 Shkurt 2023

Sergio Agüero do të konfirmojë tërheqjen nga futbolli

Barcelonë, 15 dhjetor - Barcelona ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon se sot në mëngjes do të zhvillohet konferencë për shtyp nga Sergio Agüero, për të sqaruar të ardhmen e tij.

Gjithçka sugjeron se argjentinasi do të konfirmojë tërheqjen nga futbolli, pasi pësoi një aritmi malinje në ndeshjen kundër Alavés.

“Sot do të mbahet një konferencë nga Sergio Kun Agüero në ambientet e ‘Camp Nou’ për të shpjeguar të ardhmen e tij. Lojtari do të shoqërohet në këtë ngjarje nga presidenti Joan Laporta”, – thuhet në deklaratën e shkurtër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)