25 Shkurt 2020

Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Prishtinë, 6 mars -  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij Ambasadorin e Anglisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.
 
Gjatë këtij takimi, mes ministrit Gashi dhe ambasadorit O’Connell u bisedua gjatë rreth bashkëpunimit të deritashëm por edhe gatishmërisë për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të zhvilluar projekte konkrete. Veçanërisht u diskutua për hapjen e Federatës së Ragbit në Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta sepse Prishtinë, 6 mars -  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij Ambasadorin e Anglisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Gjatë këtij takimi, mes ministrit Gashi dhe ambasadorit O’Connell u bisedua gjatë rreth bashkëpunimit të deritashëm por edhe gatishmërisë për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të zhvilluar projekte konkrete. Veçanërisht u diskutua për hapjen e Federatës së Ragbit në Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta sepse vetëm kështu mund të arrijmë të kemi suksese dhe të plotësojmë nevojat e të rinjve tanë e pse jo të shkëmbejmë edhe përvojat tona dhe profesionistë të ndryshëm. Po ashtu ne jemi të gatshëm për të jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë dhe do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim e të japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”, u shpreh ministri Gashi.

Në anën tjetër, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij në lidhje me krijimin e Federatës së Ragbit në Kosovë. Ambasadori britanik u shpreh se është i kënaqur për këtë angazhim të ministrit dhe të MKRS-së që t’u jepet hapësirë sporteve të reja në Kosovë.
 
vetëm kështu mund të arrijmë të kemi suksese dhe të plotësojmë nevojat e të rinjve tanë e pse jo të shkëmbejmë edhe përvojat tona dhe profesionistë të ndryshëm. Po ashtu ne jemi të gatshëm për të jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë dhe do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim e të japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”, u shpreh ministri Gashi.

Në anën tjetër, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij në lidhje me krijimin e Federatës së Ragbit në Kosovë. Ambasadori britanik u shpreh se është i kënaqur për këtë angazhim të ministrit dhe të MKRS-së që t’u jepet hapësirë sporteve të reja në Kosovë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)