26 Prill 2024

Schalke kërkon Ballackun

Hamburg, 6 maj  - Gjermani Michael Ballack është drejt largimit të tij nga Stamford Bridge, pasi që londinezët nuk kanë filluar ende bisedimet me të për një vazhdim të kontratës.

Mesfushori me përvojë në të kaluarën është lidhur me një kalim tek Interi, por tani duket se destinacioni i tij i radhës do të mund të ishte Bundesliga.

“Ne jemi të interesuar në transferimin e Michael Ballackut. Unë kam besim se ai është i gatshëm të pranojë një zvogëlim të pagës nëse ai vendos të rikthehet në Bundesliga verën e ardhshme”, theksoi trajneri i Schalkes, Felix Magath.

Sidoqoftë, 33 vjeçari që ka mbi 100 paraqitje në Ligën Premier do të dëshironte rinovim të kontratës, nëse kjo dëshirë ekziston edhe te Blutë e Londrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)