25 Maj 2020

Rusia gati për Kampionatin Botëror të Futbollit

Moskë, 14 qershor - Presidenti rus Vladimir Putin mbajti të mërkurën një fjalim në Konferencën e 68-të të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA).

Ai tha se "Rusia është gati për të mirëpritur tifozët e botës që ata të ndiejnë ngrohtësinë dhe mikpritjen këtu."

Konferenca e FIFA-s nisi punimet më 13 qershor në Qendrën e Ekspozitave në Moskë. Në fjalimin e tij të posaçëm, presidenti Putin shprehu falënderimet për përkrahjen që anëtarët e FIFA-s dhanë ndaj organizimit të Kupës së Botës në Rusi.

Ai tha se Rusia do të realizojë ëndrrën e organizimit të Kupës së Botës dhe shpreson që tifozët e botës të ndihen komodë me hapësirat dhe infrastrukturën moderne, të gëzojnë Kampionatin e kësaj here si dhe të shijojnë bukurinë e këtij vendi.

Putin theksoi se Kupa e Botës është jo vetëm një arenë, por edhe një platformë për të shtuar njohjet reciproke, për të bërë më shumë miq dhe për të forcuar komunikimin përmes futbollit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)