20 Prill 2024

Ronaldo: Unë dhe Reali me personalitet të njëjtë

Madrid, 29 prill - Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai nuk do ta konsideronte dështim këtë vit edhe nëse Reali nuk fiton ndonjë titull, duke shprehur besimin e tij se La Liga në fund do të jetë në dorë të Los Blancos.

“Unë ndjehem mirë me atë që kam arritur personalisht, por jo dhe kolektivisht edhe pse jemi eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Copa del Rey. Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në La Liga dhe në Botëror. Për mua, mosfitimi i titullit këtë sezon nuk përbën dështim të këtij viti. Unë besoj se mund ta fitojmë La Ligan”.

“Jam i bindur se Real Madridi dhe unë kemi të njëjtin personalitet. Pasi humbas një ndeshje, unë shkoj në shtëpi dhe shpeshherë nuk flas me askënd, as me nënën time, as me familjen. Ata e dinë dhe ekuptojnë këtë reagim. Madje unë kam qarë pasi i humbisja ndeshjet”, u shpreh Ronaldo në një intervistë për Don Balon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)